Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Institutit Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Chatham House”, ka mbajtur sot një ligjëratë për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun si dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës, në Londër, Britani e Madhe.
Sipas njoftimit për media, presidenti Thaçi ka thënë se ja vlen që të diskutohet për Kosovën mu këto ditë kur po kremtohet 70 vjetori i themelimit të NATO-s dhe 20 vjetori i intervenimit të NATO-s në Kosovë.
“Bota u bind se Sllobodan Millosheviqi, se Serbia, nuk dëshironte as dialog, as marrëveshje, as paqe. Serbia vazhdoi fushatën e gjenocidit dhe dëboi gjysmën e popullatës së Kosovës nga shtëpitë e tyre dhe jashtë kufijve të Kosovës. Forcat serbe kryen 400 masakra rreth e qark Kosovës dhe shkaktuan mbi 20.000 viktima të dhunës seksuale”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i vendit ka theksuar më tej se ishte intervenimi humanitar i NATO-s që solli deri tek ndalja e gjenocidit dhe pastrimit etnik te ndërmarrë nga forcat serbe.
Në njoftim thuhet se, duke folur për perspektivën e sotme të Kosovës, Presidenti Thaçi tha se Kosova tani është një shtet i pavarur, sovran, i njohur nga më shumë së 100 shtete në mbarë botën, anëtar i më shumë se 200 organizatave botërore.
Sipas komunikatës, lidhur me liberalizmin e vizave, kreu i vendit ka thënë edhe pse popullata e Kosovës është më pro-Evropiane në Ballkanin Perëndimor, edhe pse i ka përmbushur të gjitha konditat për lëvizje pa viza në BE, fatkeqësisht mbetet vendi më i izoluar i Evropës.
Në njoftim thuhet se, një gjë e tillë, sipas tij ka ndodhur sepse “Vendeve të BE-së u mungon kuraja dhe uniteti për të marrë vendime mbi Kosovën. Kjo është një e padrejtë dhe një dënim, posaçërisht për gjeneratën e re”, ka thënë ai.
Thaçi, në kuadër të këtij bashkëbisedimi të zhvilluar në institutin “Chatham House” ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij nuk është lehtë për armiqtë e dikurshëm të flasin me njëri – tjetrin, por “komunikimi dhe dialogu janë mënyra e vetme për të ecur përpara, mënyra e vetme për të arritur paqe, përndryshe do të ngelim peng i së kaluarës dhe çmimin do ta paguajnë gjenerata e ardhshme”.
“Mbes me shpresë dhe optimist se arsyeja do të mbizotërojë dhe se vendet tona do të arrijnë marrëveshje paqeje. Një marrëveshje kompromisi që do t’i sjellë benefite të dy vendeve. Një marrëveshje ligjërisht obliguese e cila do të sjellë njohje të dyanshme të dy vendeve sovrane, njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së të cilat nuk e njohin akoma, rrugëtim të sigurt drejtë NATO-s dhe BE-së, dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, dhe Serbisë do t’i sigurojë perspektiven Evropiane”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Ai ka shtuar se Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë ka qenë dinamik dhe energjik, dhe një gjë e tillë është e shëndetshme për procesin dhe për shoqëritë tona.
“Ka edhe skeptikë dhe kundërshtarë, dhe unë i kuptoj ata. Por, pyetja ime për të gjithë është – cila është alternativa e dialogut? Si e shohin ata ecjen përpara? Të vazhdohen armiqësitë dhe konflikti? Përgjigjja ime është JO”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i vendit ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të jetë e unifikuar, posaçërisht shtetet e Kunitit, dhe se sipas tij nëse ata janë të bashkuar, Kosova do të jetë edhe më e bashkuar.
“Mbi të gjitha, marrëveshja është në interes të Kosovës, në interes të Serbisë, por edhe në interes të bashkësisë ndërkombëtare, në interes të BE-së dhe SHBA-së”, ka theksuar ai.
Duke shtuar se status kuo-ja dhe konflikti i ngrirë nuk mund të qëndrojnë, ai ka thënë se Kosova ishte dhe mbetet një partner konstruktiv në këtë proces.
“Marrëveshjet nuk mund të arrihen me veprime të njëanshme të asnjërës palë, apo me vendosjen e kushteve. Në Kosovë, mbi 70 për qind e qytetarëve e mbështesin dialogun dhe arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do t’i mbyllë te gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë, çështjet siç janë personat e pagjetur, refugjatët, trashëgimia kulturore dhe historike, bashkëpunimi ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe çështjet si edukimi, shëndetësia dhe të ngjashme’, ka shtuar presidenti.
Presidenti në fund të këtij bashkëbisedimi ka thënë se “një gjë është e sigurt, se nuk do të ketë kufij të bazuar në vija etnike, dhe se Kosova do të mbetet një shtet dhe një shoqëri multietnike, duke ruajtur shpirtin e vlerave perëndimore dhe parimet e demokracive liberale të cilat i kemi ndërtuar së bashku”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mexhiti: Minçev të braktisë retorikën e Apasievit, të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Vazhdoi dëgjimi i dëshmitarëve të rinj në rastin kundër Sladjan Trajkoviqit, që akuzohet për krime lufte në Kosovë

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës