LAJMI I FUNDIT:

Tubimet e VV-së kundër Qeverisë, AAK thotë se njerëzit nga kjo parti ndikojnë në korrupsionin e vendit

Tubimet e VV-së kundër Qeverisë, AAK thotë se njerëzit nga kjo parti ndikojnë në korrupsionin e vendit

Nga sot Lëvizja Vetëvendosje ka filluar tubimet me qytetarët për rrëzimin e Qeverisë. Vetëvendosje tubimin e parë e ka mbajtur në Komunën e Vushtrrisë.

Me moton kundër ‘PANhajnisë zgjedhje të reja’,  Vetëvendosje ka mbledhur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve në Vushtrri.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi për Telegrafin ka thënë se varësisht kohës dhe dinamikës por këto tubime do të mundohen të i bëjnë në të gjitha Komunat e Kosovës.


“Janë tubime në kuadër të aktiviteteve të Lëvizjes nëpër Komuna. Përafërsisht do të mbulohen të gjitha Komunat e Kosovës varësisht nga koha dhe dinamika“, tha ai.

Deputeti tha që vendimi për mbajtjen e këtyre tubimeve është i Kryesisë dhe që për momentin nuk kanë ndonjë bashkëpunim me partitë tjera opozitare.

“Është aktivitet i Lëvizjes me qytetarët, i mirëpresim nëse ka bashkëpunime dhe gatishmëri për me pas takime të përbashkëta, por fillimisht është vendim i Kryesisë. Ne kemi bashkëpunim edhe me shoqërinë civile dhe besojmë që do të marrin pjesë”, është shprehur Selimi në një prononcim për Telegrafin.

Kurse për deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiu, këto janë tubime krejtësisht normale. Gjithashtu, ajo tha që janë të përkushtuar të i kryejnë detyrat që kanë para vetës.

“Ne jemi shumë të fokusuar që të i kryejmë detyrat që kemi para vetës. Nuk po ndalim. Ne do të merremi me çështje të cilat po e preokupojnë vendin. Për tema të mëdha do të duhet të ishim së bashku. Është e drejta e tyre për të mbajtur tubime. Ne e dimi se opozita që nga dita e parë ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë”, ka theksuar Haxhiu për Telegrafin.

Tutje deputetja nga partia në pushtet, tha që Vetëvendosje do të ishte mirë që të merret më shumë me problemet brenda vetës.

“Vetëvendosje është e zbehtë, ajo nuk ka bërë diçka për interesin e vendit, po ashtu ka shumë njerëz që ndikojnë në korrupsionin e vendi. Ne kërkojmë që të jemi së bashku për interesin e vendi, kemi treguar gjithmonë këtë si Aleancë. Vetëvendosje do të ishte mirë që të reflektojë p.sh sa i përket fuqizimit të femrës, në Prizren nuk kanë asnjë femër nga partia e tyre, ky do të duhet që të ishte preokupim për ta”, ka përfunduar deputetja Haxhiu.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në tubime. Ai ka kërkuar shkarkimin e presidentit Hashim Thaçit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kurti ka thënë dje para mediave që, Thaçin e Haradinajn i ndan taksa, dhe i bashkon korrupsioni. Sipas tij, ajo çfarë i bashkon është më e madhe se ajo çka i ndan andaj së bashku duhet shkarkuar. /Mirjeta Hajzeraj/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Lajme

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Lajme
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Politikë
Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Lajme
Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Lajme
Kalo në kategori