LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Itali shqiptari 50-vjeçar që shiste kokainë por punonte edhe si murator

Arrestohet në Itali shqiptari 50-vjeçar që shiste kokainë por punonte edhe si murator

Një murator shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafik droge. Arrestimi i shqiptarit 50-vjeçar u bë pas disa javësh hetimi dhe vëzhgimi nga policia në Rocca di Papa.

Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet publik shiste kokainë të cilësisë së lartë. Lënda narkotike shitej në qendrën historike dhe në zonën periferike të fshatit bregdetar Castelli Romani.


Siç raportojnë mediat vendase, shqiptari punonte me një furgon, që në të vërtete e përdorte për aktivitetin fitimprurës të trafikut të drogës.

Shqiptari kishte edhe një garazh në zonën Ariccia, ku në vendin e punës iu gjet e fshehur lënda narkotike dhe materialet për paketimin e drogës.

Atij iu sekuestruan 60 doza kokaine.

50-vjeçari i cili prej shumë vitesh jetonte dhe punonte me familjen në Castelli Romani ishte punëtor ndërtimi, por prej disa muajsh kishte filluar aktivitetin e shitjes së drogës.

Droga shitej tek të rinjtë e moshës 18-30 vjeç, por edhe tek personat më të rritur, burra dhe gra. Po ashtu atij iu sekuestruan edhe 5 mijë euro./Lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori