Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar tregues i rëndësishëm i zhvillimeve në sektorin real është edhe numri i bizneseve të reja të regjistruara.
“Për dallim nga viti 2017 që ishte karakterizuar numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara, në vitin 2018 janë regjistruar 9,805 ndërmarrje të reja apo 6.3 përqind më shumë krahasuar me vitin 2017”, thuhet në raportin e BQK-së, raporton RTKlive.
Sipas BQk-së edhe numri i ndërmarrjeve të mbyllura ishte më i vogël, 1,426 sosh apo 12.1 përqind më pak krahasuar me vitin 2017.
“Vetëm në TM4 2018 janë regjistruar 2,401 ndërmarrje të reja apo 25.0 përqind më shumë krahasuar me TM4 2017 ndërsa janë mbyllur 444 ndërmarrje apo 2.8 përqind më shumë krahasuar me TM4 2017 “, thuhet në raportin e BQK-së, raporton RTKlive.
Sipas BQK-së numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara vazhdon të jetë i koncentruar në sektorin e tregtisë me 2,525 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i prodhimit me 1,109 ndërmarrje, hotelerisë me 988 ndërmarrje dhe ndërtimtarisë me 959 ndërmarrje.
“Krahasuar me vitin 2017, në shumicën e sektorëve është shënuar numër më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara. Në sektorin e prodhimit janë regjistruar 219 ndërmarrje më shumë, në sektorin e ndërtimit 120 ndërmarrje më shumë, në sektorin e tregtisë 63 ndërmarrje më shumë, etj. Ndërsa, sektorët që shënuan numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara ishin sektori i bujqësisë (196 ndërmarrje më pak), transportit (38 ndërmarrje më pak), aktiviteteve financiare (26 ndërmarrje më pak), etj”, thuhet në raport.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'