Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Cararovska sot në Probishtip, ku u takua me kryetarin e komunës Dragan Anastasov, minatorët, personelin e kopshtit dhe Qendrën për Punë Sociale.
Në takimin me minatorët, Ministrja njoftoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin e punës 2017/2020 është e obliguar që do të miratoi stazh përfitues për minatorët.
“Me ndryshimet e fundit ligjore që janë në fuqi, ne korrigjojmë një padrejtësi të madhe për minatorët që punojnë nën tokë, me çka nga fillimi i vitit ata mund të ushtrojnë të drejtën për pension të pleqërisë pas mbushjes së 40 vjetëve të stazhit të pensioneve meshkujt, gjegjësisht 35 vjet stazh të pensionit për gratë. Me këto ndryshime në tre muajt e parë të vitit, rreth 40 minatorë fituan të drejtën e pensionit”, tha Carovska.
Ministrja realizoi takim edhe me punonjësit në Qendrat për punë sociale ku biseduan për zbatimin e reformës sociale e cila është në procedurë kuvendore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251