LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nuk ka përparime në bisedimet për PSP-në

Mickoski: Nuk ka përparime në bisedimet për PSP-në

“Bisedimet mes grupeve të punës për Prokurorinë Speciale akoma janë në pozicionet fillestare”, tha sot nga Shtipi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha se edhe pse fillimisht ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe kryeministri Zoran Zaev kishin deklaruar se janë pajtuar me parimet e partisë së tij, tani ka dalur se nuk ka marrëveshje me qeverinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në kuadër të grupeve të punës nuk kemi përparim, por pëkundrazi kemi manifestim klasik të mosmenaxhimit të kapacitetit nga ana e ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska. Ajo ende shërbehet me tregime të zbrazëta nga koha kur LSDM ishte opozitë. Por, ajo sot është ministre dhe duhet të ketë kapacitete menaxheriale”, tha Mickoski.

Ai shtoi se për momentin nuk është optimist për bisedimet, por tha se duhet të jepet mundësia, pasi është me rëndësi të madhe për vendin dhe fushën e gjyqësorit në vend.

Ndryshe, sot Mickoski ka pasur takim me Shoqatën e organizatave invalidore në Shtip, në lidhje me Ligjin për mbrojtje sociale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori