LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Do të bëjmë protesta deri në shkarkimin e Thaçit dhe Haradinajt

Kurti: Do të bëjmë protesta deri në shkarkimin e Thaçit dhe Haradinajt

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ftuar qytetarët që të i bashkohen VV-së, në tubimet që do t’i bëjë në çdo komunë të Kosovës kundër Qeverisë.  Ai, ka deklaruar se pas këtyre tubimeve do të bëjë edhe një mocion mosbesimi për Qeverinë Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Kurti, ka njoftuar se tubimet do t’i fillojnë nga nesër në Komunën e Vushtrrisë.


“Kryeministri dhe presidentin e Kosovës i ndan taksa ndaj Serbisë, ndërsa i bashkon korrupsioni, ajo çfarë i bashkon është më e fortë se sa ajo që i ndan. Andaj ne kërkojmë dorëheqjen e tyre.Popullsia, migrimi po rritet çdo ditë. Prej nesër fillojmë më tubime me qytetarë. Nesër jemi ne Vushtrri, pastaj ne Besianë, e Mitrovicë. Vazhdojmë për çdo ditë në komunat e Kosovës, dhe drejt e ne protestë që të shkarkohen Thaçi e Haradinaj”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Kurti, tha po ashtu se taksa ndaj Serbisë duhet të mbetët.

“Taksa duhet te mbetët e qeveria të shkon. Sidoqoftë, kur presidenti serb na kushtëzon ne nuk duhet ta heqim taksën. Kryeministri emëroi shumë zëvendës ministra, e ministra pa asnjë bazë. Zyrtarë me aktakuza. Ky kryeministër mashtroi qytetarët se do ta ndryshojë marrëveshjen për Demarkacion dhe fali shumë hektarë tokë. Gënjeu për viza”, tha Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes, ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen kundër Qeverisë Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Lajme
“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Komunat
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Lajme
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori