LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Jemi të fuqishëm aq sa kemi miq

Dimitrov: Jemi të fuqishëm aq sa kemi miq

Në Washington sot mbahet mbledhja e NATO-s në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme, ku për herë të parë, në cilësinë e “vendit të ftuar” do të marrë pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Jemi të fuqishëm aq sa është e fortë ushtria dhe ekonomia dhe aq sa janë të fuqishme institucionet demokratike. Por, të fuqishëm jemi edhe aq sa kemi miq! Asnjëherë më nuk do të jemi të vetëm. Me ne do të jenë 29 aleatët e NATO-s, një për të gjithë, të gjithë për një”, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij në ngjarjen “NATO Engages: The Allieance at 70”, në Washington, njofton Telegrafi Maqedoni.


Pompeo: Departamenti shtetëror kërkoi nga Senati ta ratifikojë protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
Lexo po ashtu Pompeo: Departamenti shtetëror kërkoi nga Senati ta ratifikojë protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Dimitrov së bashku me ministrin grek për Punë të Jashtme, Georgios Katrougalos, siç njoftojnë nga MPJ, kanë diskutuar për rolin e lidershipit në tejkalimin e dallimeve historike, si çelës për zgjidhjen e kontesteve.

Pas fjalimit, Dimitrov ka pasur takime me ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë, Belgjikës, Islandës, Italisë dhe Sllovenisë, ku përqendrimi ka qenë ratifikimi i protokollit në NATO. Dimitrov ka pasur intervistë për “Zërin e Amerikës”, dhe bashkërisht me ministrin Katrougalos, ka qenë i ftuar në PBS News Hour.

Më parë, Dimitrov ka pasur takime me sekretarin shtetëror të ShBA-ve Mike Pompeo ku ia ka përcjellë angazhimin e fuqishëm të ShBA-ve për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Aleancë në fund të këtij viti./Telegrafi/

Stoltenberg në Kongresin Amerikan: Maqedonia e Veriut së shpejti do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s
Lexo po ashtu Stoltenberg në Kongresin Amerikan: Maqedonia e Veriut së shpejti do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori