LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet bashkëpunim më të madh ndërmjet Qeverisë e Shoqërisë Civile

Kërkohet bashkëpunim më të madh ndërmjet Qeverisë e Shoqërisë Civile

Është bërë lansimi i Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2019-2023, strategji e cila synon që të rris pjesëmarrjen e shoqërisë civile në politikë-bërje.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kjo strategji ndërlidhet me programin e qeverisë.

“Strategjia ndërlidhet me programin e qeverisë, kjo strategji ka për qëllim vazhdimin e komunikimit me shoqërinë civile. Synimet e kësaj strategjie janë Rritja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në politikë-bërje, rritja e llogaridhënies dhe transparencës në financimin publik për OSHC-të, zhvillimi i praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OSHC-ve për ofrimin e shërbimeve publike, dhe rritja dhe promovimi i vullnetarizmit në programet me interes publik”, tha ai.


Haradinaj tha se përkundër arritjeve, mbetet shumë punë për të arritur këto objektiva.

Shefja e Zyrës së BE në Kosovë, Nataliya Aposrolova, tha se kjo strategji është një zotim shumë i rëndësishëm për dialogun me shoqëritë civile. Sipas saj ky bashkëpunim luan një rol shumë të rëndësishëm në demokracinë e vendit.

Taulant Hoxha nga shoqëria civile, ka pasur kritika sa i përket bashkëpunimit shoqëri civile-qeveri.

“Në përgjithësi mund të them për organizatat që i përfaqësoj se jemi të dëshpëruar me bashkëpunimin. Do ta kemi shumë problem të diskutojmë për bashkëpunim të mirëfilltë kur kolegët nga partitë politike e kanë votuar një projektligj që neve na dëmton. Transparenca dhe llogaridhënia po mbesin aty ku kanë qenë para 10 vitesh. Besimi në institucione publike ka rënë shumë, faji është i përbashkët”, tha ai.

Por, ndaj këtyre ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj.

“Nuk është një qeveri që vajton, nuk jemi një qeveri që përballet me krejt problemet e këtij vendit. Psh, sa i përket Taulantit nëse bënë me listë aty ku mund të mendoj që qeveria mund ta ndryshoj gjendjen. Ka në disa raste kur nuk mundemi me u përgjigj, pra nepotizmi apo punësimet e tjera që kanë ndikuar negativisht, por janë plotë tema që mund të jem me ju”, tha ai. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori