LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Akar: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është çështje kohe

Zaev-Akar: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është çështje kohe

Turqia është vendi me të cilin kemi bashkëpunim të gjatë në mes të ministrive të mbrojtjes dhe ushtrive të të dyja vendeve. Trajnimi, logjistika dhe mbështetja materiale që marrim nga ky bashkëpunim janë të një rëndësie të madhe. Veçanërisht për shkak të ngritjes së standardeve të trupave dhe ushtrisë tonë sipas standardeve të NATO-s, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë Hulusi Akar.

Kryeministri Zaev, gjatë takimit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Republikës së Turqisë në arritjen e qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut, anëtarësim në NATO dhe BE.


Në takim, Zaev gjithashtu e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Republikën e Turqisë, e cila është në krye të listës së vendeve me të cilat kemi bashkëpunimin më të mirë ekonomik. Ai veçoi bashkëpunimin në çështjet dhe politikat e mbrojtjes dhe sigurisë për të cilat me Turqinë ndajmë qasje të përbashkët ndaj kërcënimeve të sigurisë globale.

Ministri Akar gjatë takimit e theksoi historinë e gjatë të bashkëpunimit të suksesshëm në mes të dyja vendeve dhe shprehu kënaqësinë për përparimin e vendit tonë në proceset euroatlantike, ku shtoi se, anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO është çështje kohe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori