LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Nuk ka ikje nga FSK, rreth 300 pjesëtarë kanë marrë pension të parakohshëm

Ramadani: Nuk ka ikje nga FSK, rreth 300 pjesëtarë kanë marrë pension të parakohshëm

Zëvendës ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se lajmi për ikje nga FSK-ja është i pavërtetë.

Ramadani në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se janë rreth 300 pjesëtarë të FSK-së që kanë marrë pension të parakohshëm.

Sipas tij nuk bëhet fjalë për ikje.


‘Fake News’ është lajmi për ikje nga FSK-ja. Nuk po braktiset Forca jonë.  Janë rreth 300 pjesëtarë të FSK-së që kanë marrë pension të parakohshëm, sipas ligjt dhe në përputhje me standardet dhe rregullat e brendshme. Pensionet e parakohshme kryesisht ndërlidhen me aspektin e moshës.  Dalja në pension të parakohshëm është procedurë standarde nëpër krejt ushtritë e botës demokratike.  Në Kosovë, kjo është e rregulluar me ligjet në fuqi dhe ruan nderin e dinjitetin e pjesëtarëve të Forcës sonë.  Nuk bëhet fjalë për ikje. Nuk bëhet fjalë për konotacione negative“, ka shkruar Ramadani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori