LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë prokurorë të lartë të Maqedonisë së Veriut nuk mund të mjekohen

Dhjetë prokurorë të lartë të Maqedonisë së Veriut nuk mund të mjekohen

Siç njofton Alsat, tridhjetë e pesë të punësuar në prokurorinë publike nga ku dhjetë prokurorë që tre muaj janë pa sigurim shëndetësor.

Nga 1 janari ata nuk figurojnë në sistemin e Fondit për Shëndetësi. Të punësuarit janë ballafaquar me këtë problem kur kanë kërkuan ndihmë mjekësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kontrolli në sistemin e Fondit për Shëndetësi nga mjekët amë tregoi se nuk janë të siguruar. Për shkak të këtij problemi pa mbrojtje shëndetësore kanë mbetur edhe fëmijët e tyre që kanë qenë të siguruar përmes tyre. Ka pasur edhe prokurorë që kanë planifikuar ndërhyrje kirurgjike, por kanë qenë të detyruar t’i anulojnë, për shkak se nuk kanë dashur ose nuk kanë mundur të paguajnë në mënyrë private shërbimin.


Edhe nga Fondi për Shëndetësi vërtetuan se ekziston një problem i tillë. Nga fillimi i vitit një pjesë e të punësuarve në prokurorinë e lartë të Shkupit nuk figurojnë si të siguruar dhe nuk mund të shërohen në spitalet që janë në barrën e fondit. Sipas njoftimeve të TV Alsat, problemi është paraqitur kur njërit nga të punësuarit nuk i është paguar sigurimi shëndetësor.

Për shkak kësaj, sistemi nuk i ka regjistruar pagesat e mbetura dhe të gjithë të punësuarit janë vendosur në një vend, dhe kanë mbetur pas sigurim dhe pa mundësi të mjekohen në spitalet shtetërore dhe t’i shfrytëzojnë shërbimet që që i paguajnë me kontributet e tyre nga paga./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori