LAJMI I FUNDIT:

Transplantim dhe trafikim i organeve në një klinikë private në Prishtinë, arrestohen katër persona

Transplantim dhe trafikim i organeve në një klinikë private në Prishtinë, arrestohen katër persona

Katër persona, dy meshkuj dhe dy femra janë arrestuar pasi dyshohet që kanë kryer veprën ‘transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:00, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, si prova materiale janë konfiskuar shtatë dosje mjekësore, pesëqind euro para të gatshme, njëzet libra për shënime dhe katër telefona mobilë.


“Në bazë të urdhëresë së Gjykatës është bërë kontrollimi i një klinike private, me ç’rast lidhur me dyshimet për veprën e cekur janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra që të gjithë të kombësisë shqiptare.  Si prova materiale janë konfiskuar: shtatë (7) dosje mjekësore, pesëqind (500) euro para të gatshme, njëzet (20) libra për shënime dhe katër (4) telefona mobilë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/