LAJMI I FUNDIT:

Se milionat nuk luajnë futboll, tregon rasti i Fulhamit: Ekipi më i shtrenjtë në histori që ka rënë nga Liga Premier

Se milionat nuk luajnë futboll, tregon rasti i Fulhamit: Ekipi më i shtrenjtë në histori që ka rënë nga Liga Premier
Futbollistët e Fulhamit (Foto by Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Rreth 130 milionë euro i kanë shpenzuar që nga vera deri në këtë dimër në sjelljen e lojtarëve të rinj dhe në fund nuk kanë arritur të sigurojnë mbijetesën në Ligën Premier.

Asnjëherë në historinë e ligës elitare angleze nuk ka ndodhur që një ekipi të shpenzojë kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër dhe të bije në një kategori më poshtë.

Fulham u bë klubi i parë që arriti këtë “sukses” pas humbjes së mbrëmshme 4:1 kundër Watfordit në kuadër të xhiros së 33-të.


Ishte e vështirë të pritej një rezultat tjetër, sepse Watford ishte një ekip i madh, të cilin londinezët është dashur ta mposhtin, edhe pse fituan vetëm dy pikë këtë sezon.

Ekipi i Skott Parkerit, tashmë trajner i tretë i këtij sezoni, fitoi vetëm katër ndeshje që 29 janari pas së cilës shënoi humbjen e nëntë me radhë.

Shuma e mëposhtme është zyrtare dhe provohet nga dokumentet që shërbejnë si provë e investimeve katastrofike.

Gjithçka filloi mirë. Në fund të pranverës së vitit të kaluar, Fulham përfundoi sezonin si i treti në Championship, por përmes “playoff” dhe një fitore kundër Aston Villës në Wembley, rikthehet në ligën elitare angleze pas katër vjetësh.

Shpenzimet e para të çmendura në lojtarët e gabuar dërguan në shkarkimin e Slavisa Jokanovicit dhe më pas të Claudio Ranierit.

Lojtarët dhe ata që ishin në sezonin e mëparshëm ishin bartësit e ekipit gjersa u sollën edhe përforcime të mëdha.

Ndryshe, ekipi i Fulhamit sipas Transfermarkt.de ka vlerë 254 milionë eurove, por nuk luajtën milionat, por karakteri i lojtarëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

Ndërkombëtare
Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier

Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier

Bundesliga
Mikel Arteta bllokon në orët e fundit të afatit kalimtar largimin e yllit të Arsenalit

Mikel Arteta bllokon në orët e fundit të afatit kalimtar largimin e yllit të Arsenalit

Premier League
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Kalo në kategori