LAJMI I FUNDIT:

Nezir Fejza: Kam dëshmuar në EULEX se fondi i tre përqindëshit ka grumbulluar deri në një miliard marka (Video)

Nezir Fejza: Kam dëshmuar në EULEX se fondi i tre përqindëshit ka grumbulluar deri në një miliard marka (Video)

Ish-anëtari i komisionit rajonal në fondin e tre përqindëshit, Nezir Fejza ka thënë se posedon fakte që ky fond ka pasur të hyra në vlerë prej 300 milion eurove.

Fejza, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në vitin 2013 ai ka paraqitur kërkesën te autoritet gjermane për të hetuar fondin e tre përqindëshit.

“Nga Gjermania lënda është depërtuar në prokurorinë e EULEX-it, ku prezentë ka qenë edhe prokurori i Prokurorisë Speciale, Faik Halili. Më pas na janë dërguar informatat se lënda ka kaluar në prokurorinë e Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nezir Fejza ka thënë se ai ka dëshmuar në EULEX me dokumente për qarkullimin e mbi 300 milion markave.

“Kur jam pyetur nga prokurori i EULEX-it se sa para përafërsisht ka pasur ky fond me dokumente, unë i kam thënë se kam arritur deri në një miliard marka të grumbullohen në gjithë botën”.

Ish-anëtari i komisionit rajonal në fondin e tre përqindëshit, ka thënë se pas shitjes së Dardani Bank që ka menaxhuar  paratë e fondit të tre përqindëshit janë ndarë nga shtatë apo tetë persona.

Ai ka shtuar më tej se Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa janë personat që i dinë detajet se ku kanë shkuar paratë e fondit të tre përqindëshit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Kalo në kategori