Në Klinikën e Ortopedisë, një ekip i mjekëve specialistë, ka kryer për herë të parë me Atroskop një operim në krahun e një pacienti, i cili, për shkak të lëndimeve të shpeshta, i kishte të kufizuara lëvizjet, ndërsa dhembjet i ishin bërë të padurueshme.
Artroskopia është ndërhyrje kirurgjikale. Kjo procedure kryhet me anë të aparatit të Artroskopit, që përdoret për qëllime diagnostikimi dhe trajtimi të problemeve të ndryshme që mund të ketë artikulacioni (nyja).
Klinika e Ortopedisë është pajisur me këtë aparaturë, dy muaj më parë, si një investim nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK , me qëllim të rritjes së cilësisë të shërbimeve për pacientët.
Me të, thotë Drejtori i Ortopedisë, Ilir Tolaj, janë kryer intervenime edhe më herët, por në gju. Tash, me metodën minimale invazive, pa e bërë hapjen e nyjës, sipas Tolajt, është kryer një ndërhyrje kirurgjike edhe në krah.
“Është një metodë e re, të cilën po e fusim në përdorim si klinikë dhe besoj që edhe në të ardhmen do të kemi raste të tilla më të shpeshta dhe, në njëfarë forme, ta bëjmë si rutinë”, thotë Tolaj.
Tolaj konstaton se pacienti, pas intervenimit, mund ta lëvizë menjëherë krahun. Flet edhe për çmimin e një ndërhyrjeje të tillë jashtë institucioneve publike shëndetësore.
“Nëse do të trajtohej jashtë institucioneve publike, ky lloj operacioni kushton diku 3 mijë euro. Pacienti, menjëherë pas operacionit, fillon me lëvizjen e krahut dhe i jepen këshillat për rehabilitim fizioterapeutik, normalisht, gjithmonë, rehabilitimi bëhet pa dhimbje”, thekson ai.
Për natyrën e komplikuar të lëndimit, flet edhe anesteziologu Agron Rugova, i cili vlerëson se tek pacientët në moshë të shtyrë, veprimet e anestezionit janë më të kufizuara, duke e quajtur sfidë jo të vogël.
“Edhe për neve është pak më specifik, për shkak të moshës që e ka pacientja, është një pacient diku rreth 70 vjeç. Në këtë rast, problemet shëndetësore na kufizojnë veprimin e anestezionit te këta njerëz, e sidomos pozita e saj specifike që duhet të ulet dikur rreth 30 shkallë, domethënë në një pozitë gjysmë të drejtë, të ulur, që duhet gjithmonë pacientin ta përcjellim në aspektin hemodinamik”, thotë Rugova.
Vasa Gashaj, pacientja e cila është operuar, thotë se nuk ka pritur gjatë për intervenim, po ndihet mirë dhe tash më nuk po ndien dhimbje.
“Mas operacionit, po ndihem më mirë se qysh jam kanë”, thotë Gashaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje