LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre shtetasve të Maqedonisë, kanë falsifikuar pasaporta për emigrantët

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre shtetasve të Maqedonisë, kanë falsifikuar pasaporta për emigrantët

Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuza kundër tre personave, shtetas të Maqedonisë të cilët kanë falsifikuar pasaporta për emigrantët.

Sipas aktakuzës, nga qershori i vitit 2016 deri në gusht të vitit 2018 i dyshuari i parë, si organizator i grupit kriminal së bashku me shtetas të Maqedonisë dhe të huaj, ka siguruar dokumente të falsifikuara të emigrantëve potencial, të cilët nuk kanë mundur të marrin viza të rregullta për në SHBA dhe Kanada, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si pjesë e grupit kriminal ka pasur persona edhe nga Shqipëria, Spanja dhe shtete tjera.


Gjatë vitit 2017 dhe gjysmës së parë të vitit 2018, grupi pasi fillimisht ka realizuar takime me emigrantët potencial – shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, ka bërë rekrutimin e tyre, pas së cilës kanë organizuar udhëtim nga vendet e origjinës nëpërmjet shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Republikës Dominikane në vendet e destinacionit përfundimtar – SHBA dhe Kanada.

Prokuroria përkrah aktakuzës ka propozuar edhe vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarit të cilët do të gjykohen për veprën “organizim të grupit dhe nxitje të kryerjes së veprave tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandim të emigrantëve”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori