LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Ukrainë, Zelenskyy dhe Poroshenko do të përballen në balotazh

Zgjedhjet në Ukrainë, Zelenskyy dhe Poroshenko do të përballen në balotazh

Komediani ukrainas pa përvojë politike, Volodymyr Zelenskyy, dhe presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, do të shkojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë tha se me mbi 98% të votave të numëruara nga zgjedhjet e së dielës, Zelenskyy ka fituar 30.24% dhe Poroshenko 15.93%.


Në vendin e tretë, ndërkaq, ka dalë ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, me 13.39% të votave.

Balotazhi midis dy kandidatëve të parë do të mbahet më 21 prill, përcjell rel.

Ukrainasit po zgjedhin presidentin në kohën kur vendi i tyre po përballet me një ekonomi të ngadalësuar dhe korrupsion të shfrenuar, me luftën pesëvjeçare kundër separatistëve pro-rusë në dy provinca lindore dhe me kontrollin e Moskës mbi gadishullin ukrainas të Krimesë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë i vlerësuan zgjedhjet e 31 marsit në Ukrainë si të drejta dhe konkurruese.