LAJMI I FUNDIT:

Përdorën “shirita” në vend të unazave, çifti martohen pak para se nusja të nisej në spital për të lindur

Përdorën “shirita” në vend të unazave, çifti martohen pak para se nusja të nisej në spital për të lindur

Një kryebashkiak i SHBA-ve, ka martuar një çift, vetëm disa minuta para se gruaja të nisej për në spital për të kryer lindjen e fëmijës me operacion cezarian.

Pete Buttigieg, kryebashkiaku i South Bend, në shtetin e Indianas, tha se palët, Mary dhe Gabe, arritën në zyrën e tij rreth orës 08:15 dhe kërkuan të martoheshin, para se foshnja të vinte në jetë.

Ndërkohë punonjësit e stafit u bënë dëshmitarë të kësaj martese, ndërsa çifti përdorën “shirita” në vend të unazave pasi që nuk i kishin gati.


Mary solli në jetën vajzën e saj në 09:00.

Jade Katherine Jones është bërë “banori më i ri i South Bend”, shkroi kryebashkiaku Buttigieg në një postim në faqen e tij në Facebook.

“Ky është një nga momentet që do të më mungojë kur të kem përfunduar mandatin si kryetar bashkie”, shkroi ai, duke publikuar një fotografi të vajzës së porsalindur. /Telegrafi/