Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se buxheti i vendit, vitin e kaluar ka regjistruar deficit të ulët buxhetor.
Sipas bankës sektori fiskal deri në nëntor 2018 u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 4.4 për qind përkatësisht 13.0 për qind.
“Përkundër faktit se norma e rritjes së shpenzimeve ishte dukshëm më e lartë krahasuar me normën e rritjes së të hyrave, buxheti i Kosovës regjistroi deficit të ulët buxhetor prej 0.8 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Borxhi publik në tremujorin e katërt të 2018-së ka arritur në 1.1 miliard euro, që është për 9.7 për qind më i lartë krahasuar me tremujorin e katërt të 2017-së”, thuhet në raportin e prezantuar nga banka.
Banka thotë se rritja e borxhit publik në Kosovë i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm përderisa borxhi i jashtëm publik u karakterizua me rënie dhe si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto, borxhi publik ka arritur në 17.1 për qind nga 16.2 për qind sa ishte në tremujorin e katërt të 2017-së.
“Në tremujorin e katërt të 2018-së, sektori i jashtëm është karakterizuar me rritje vjetore të deficitit të llogarisë rrjedhëse për 31.2 për qind. Si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto, deficiti në llogarinë rrjedhëse vlerësohet të ketë arritur në 14.5 për qind, nga 11.7 për qind sa ishte në tremujorin e katërt të 2017-së. Kjo rritje e deficitit të llogarisë rrjedhëse i atribuohet rritjes së deficitit të mallrave si dhe zvogëlimit të suficitit të shërbimeve dhe të ardhurave parësore, përderisa bilanci i të ardhurave dytësore shënoi rritje”, thuhet më tutje në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë