LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa bashkë me të dashurin shijojnë spektaklin e yjeve “Aurora polare” në Finlandë

Dua Lipa bashkë me të dashurin shijojnë spektaklin e yjeve “Aurora polare” në Finlandë
Foto: Getty Images/Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, aktualisht është duke shijuar disa ditë të mira pushimi bashkë me të dashurin, Isaac Carew.

Ata kanë vizituar shtetet skandinave, ndërsa thuhet se arsyeja e kësaj vizite janë xhirimet për filmin e ri të “James Bond”, ku thuhet se këngëtarja do të këndojë kolonën zanore të këtij filmi.

Dua Lipa dhe Isaac Carew (Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, teksa kanë qëndruar në Lapland të Finlandës, çifti Dua dhe Isaac kanë shijuar së bashku spektaklin e dritave që yjet oforojnë në këtë vend.


Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Aurora Polare”, e cila sjell një larmi ngjyrash në qiell, në kohën e agimit dhe njihet si fenomen që ndodh në viset polare të shteteve skandinave.

Nisin xhirimet e filmit të ri të "James Bond", Dua Lipa pritet të këndojë kolonën zanore?
Lexo po ashtu Nisin xhirimet e filmit të ri të "James Bond", Dua Lipa pritet të këndojë kolonën zanore?

Në disa fotografi që artistja Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ajo shihet bashkë me të dashurin e saj, ndërsa në një shtrëngim duarsh shijojnë spektaklin e “Aurorës Qiellore”.

https://www.instagram.com/p/BvuG0utBJHr/

Aurora polare

(Agimi polar ose drita polare) e cila në varësi të hemisferës ndahet në boreale (veri) dhe australe (jug). Bëhet fjalë për një dukuri natyrore që karakterizohet nga dalja e dritës (agimi) gjatë natës, dhe shoqërohet nga një tingull i lehtë ose kërcëllitje. Në të dyja rastet origjina është e njëjtë, era diellore hyn në fushën magnetike të tokës. Kur ka tepricë valësh, ato shkarkohen në atmosferën e tokës duke prodhuar kështu një dritë shumëngjyrëshe. Sa më e madhe të jetë era diellore, aq më e fuqishme është Aurora. /Telegrafi/