Jeep Wrangler do të ketë rival të fuqishëm
Gjatë javë së kaluar, është bërë e ditur për krijimin dhe planet për lansimin e Ford Bronco me dizajn të ri, transmeton Telegrafi.
Eksterieri klasik me dy dyer, prerje të zakonshme dhe drita rrethore, nuk e dallonte shumë nga modelet tjera. Mirëpo, patenta për të cilën ka aplikuar Ford, ka mundësi t’i merr disa klientë nga Jeep Wrangler.
Në imazhet e dokumenteve të dorëzuara për patentë, shihet se Broncos së re për terrene të vështira, mund t’i hiqen dyert dhe tavani i butë.
Sa i përket dyerve, largohet vetëm sipërfaqja, por mbetet korniza që ofron siguri për të pranishmit, që nuk duan të vozisin me dyer të zakonshme.
Tavani është i përbërë nga dy shtresa, njëra nga pëlhura dhe tjetra nga rrjeta. Të dyja mund të mbështillen në fund, nëse udhëtarët duan të udhëtojnë nën qiell të hapur.
Kur vetura ndalon dhe udhëtarët duan të pushojnë, mund ta hapin shtresën nga rrjeta, që mund t’ju shërbejë për t’i mbrojtur nga dielli apo shiu.
Megjithëse Ford nuk i ka konfirmuar patentat për Bronco të ri, këto opsione janë shumë të pëlqyeshme dhe gjithkush do t’i donte në një makinë për të gjitha terrenet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Dimër i Ftohtë, Ofertë e Ngrohtë!
Bugatti restauroi veturën e parë të Veyron Grand Sport
Karrigia elektrike nga Volkswagen që arrin shpejtësinë prej 20 kilometra në orë
BMW Z8 i rrallë do të dal në shitje në janar
Cilat vetura janë më të lira për t'u mirëmbajtur për shoferët amerikanë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City