Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pasi ka vizituar muzeun e gjenocidit në Ruanda, ka thënë se i ka ardhur turp që qeveritë tona, ende nuk kanë gjetur kurajën për të bërë diçka të tillë për vendin, vuajtjet që janë përjetuar dhe gjenocidin serb ne Kosovë.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova duhet ta ndërtojë këtë memorial.
“Unë do të propozoi menjëherë që diçka e tillë është dhimbje por edhe krenari. Përmendoret janë kujtim por s’janë përkujtim i gjenocidit. Më duhet të bind të gjithë që të kemi diçka kaq të bukur dhe të dhimbshme dhe me kujtim për gjithë brezat”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Shumë kohë përpara se të vizitoja Memorialin e Gjenocidit në Kigali, madje edhe para se të hyja në tokën e Ruandës, kisha kaq shumë pyetje.
Çdo vizitor në Ruandë duhet të fillojë udhëtimin ne muzeun e gjenocidit për të kuptuar një vend që ka qenë në ferr.
Çka qoi në masakrën e pandërgjegjshme dhe sistematike të 800.000 Rëandasve – kryesisht te etnisë Tutsi- për vetëm 100 ditë në vitin 1994?
Si mundet një vend jo vetëm të mbijetojë, por të shërohet nga një katastrofë e tillë humane njerëzore? Si e ndikon mizoria jeten midis ruandasëve sot dhe çfarë vrimash të thella e të errëta mbesin në zemrat e tyre?
Vendet e këtij lloji nuk janë të reja për mua. Kam vizituar Shtëpinë e Anne Frank në Holandë, një ish kamp përqendrimi nazist në Austri, Muzeun e Genocidit Tuol Sleng në Kamboxhia, por kjo? Genocidi i Ruandës nuk ishte thjesht tronditës i shpejtë, ishte alarmant dhe me alarmanti kohëve të fundit.
Aty gjeta edhe Kosovën. Pashë dy fotografi që më bënë me lot.
Me erdhi turp që qeveritë tona, ku edhe une jam aty, e që ende nuk kemi gjetur kurajën për të bërë diçka te tille për vendin tone dhe vuajtjet qe kemi përjetuar, gjenocidin serb ne Kosovë.
I Hapur për një dekadë pas gjenocidit, memoriali është një akt solemn, muze që shkakton lot. Me shfaqjet e dokumenteve arkivore, fotografitë, videot dhe armët e mbështjella në shami, ekspozita e brendëshme qe hedhin ne dritë gjenocidin e Ruandës, si dhe rrënjët e saj para koloniale, koloniale dhe pas koloniale. Dhoma e mbushur me kafka dhe eshtra të njeriut ishte e trishtueshme, por shumica e zemrës ishte memoriali i fëmijëve.
Nga detajet që shfaqen pranë fotografive të tyre, mësova ushqimet dhe aktivitetet e preferuara të secilit fëmijë. Ishte sikur të shikoje një album familjar – përveç se përfundon papritmas se si jeta e të rinjve u u ndërpre dhunshëm.
Kosova duhet ta ndërtoj këtë memorial. Une do të propozoi menjëhere që dicka e tillë është dhimbje por edhe krenari. Përmendoret jane kujtim por s’jane perkujtim i gjeonocidit.
Më duhet të bind të gjithë që të kemi dicka kaq të bukur dhe të dhimbshme dhe me kujtim për gjithe brezat”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite