LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Mbështetja e BE-së, kyçe për përmbylljen e suksesshme të dialogut

Hoxhaj: Mbështetja e BE-së, kyçe për përmbylljen e suksesshme të dialogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar emisaren e veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova, me të cilën ka diskutuar për sfidat e rajonit në rrugën e integrimit evropian.

Hoxhaj ka falënderuar emisaren Hrebickova për mbështetjen e Çekisë në rrafshin bilateral ndër vite, ndërsa është zotuar se Kosova është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve në fusha të interesit të përbashkët.

Në këtë takim, të dy palët diskutuan për perspektivën evropiane të rajonit, e në veçanti ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.


Hoxhaj tha se Kosova është e përkushtuar për përmbylljen e shtet-ndërtimit, duke arritur marrëveshje finale me Serbinë, e cila përmban njohje të ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Ai theksoi se mbështetja e Çekisë dhe e vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian për këtë proces është jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Me emisaren Hrebickova diskutuam për perspektivën evropiane të rajonit dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja finale duhet të sjellë njohjen e ndërsjellë si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Mbështetja e Çekisë dhe e shteteve anëtare të BE-së është jashtëzakonisht e rëndësishme për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi”, ka thënë Hoxhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori