A mund të jetojmë 1,000 vjet nëse vazhdimisht i transplantojmë organet vitale?
Koha është e çmueshme dhe, me shumë gjasë, shumica prej nesh do të mund të jetonim më gjatë nëse do të arrinim të bënim një stil më të shëndetshëm të jetesës.
Është një pyetje interesante se a mundet një person ta zgjatë jetën e vet duke i ndryshuar vazhdimisht “detajet”, transmeton Telegrafi.
Vetëm imagjinojeni të ndërroni diçka (në këtë rast organ) tuajin që është duke ndaluar së funksionuar. Si një pjesë të veturës apo kompjuterit.
Mënyrë interesante për të jetuar më gjatë, apo jo?
Pra, a jeni kureshtarë të dini nëse është e mundur të jetoni përgjithmonë nëse do të mund t’i transplantoni organet me shumë lehtësi?
Fillimisht, nuk duket një gjë aq e pamundshme transplantimi i lehtë i organeve në të ardhmen e afërt. Por, pyetja mbetet se a mundet kjo gjë të na bëjë të jetojmë më gjatë.
Ekziston historia për David Rockefeller, i cili i kishte pasur 7 transplantime të zemrës dhe 2 të veshkave për 20 vjet. Ai kishte jetuar deri në moshën 101 vjeçare.
Por, kostoja e transplantimit të organeve mund të jetë shumë e lartë. Ju duhet të paguani 500 dollarë për shpatulla, 1500 për sytë, ndërkaq transplantimi i zemrës kushton më shumë se 250,000 dollarë. Totali sigurisht se kalon shumë prej 1 milion dollarëve.
Në anën teorike, po, ne do të mund të jetonim më gjatë. Transplantimi i zemrës dhe veshkave mund të na zgjatë jetën dhe të na ndihmojë të jetojmë deri në 20 vjet më shumë. Por, ne nuk duhet t’i harrojmë as komplikimet pas ndërhyrjeve kirurgjike, duke përfshirë infeksionet dhe refuzimin e organeve.
Sistemi jonë i imunitetit mund të jetë i dobët, gjë e cila ndikon që shpeshherë t’i refuzojë organet e transplantuara.
Fatmirësisht, shkenca mjekësore është vazhdimisht në zhvillim dhe tani kanë gjetur një zgjidhje me ndihmën e qelizave amë.
Këto qeliza amë mund ta ndihmojnë trupin të adaptohet lehtë dhe të mos i refuzojë organet e transplantuara.
Por, le ta bëjmë një kalkulim të thjeshtë se sa shumë operacione duhet t’i kryejmë për të jetuar 1,000 vjet.
* Një pacient mund të jetojë 10-15 vjet më gjatë me një transplantim të veshkave, prandaj 66 transplantime të tilla janë të nevojshme për të jetuar 1,000 vjet
* Transplantimet e zemrës ua shtojnë pacientëve mesatarisht 20 vjet, prandaj duhen 50 operacione të tilla
* Transplantimet e mëlçisë mund t’ua zgjasin pacientëve jetën për rreth 30 vjet. Pra, për të jetuar 1,000 vjet, pacienti duhet t’i kryejë 33 transplantime të mëlçisë
* Transplantimet e mushkërive e rrisin jetën deri në 10 vjet. Për të jetuar 1,000 vjet, nevojiten 100 transplantime të tilla
* Transplantimet e zorrëve ua shtojnë pacientëve mesatarisht 5 vjet jetë. Pra, nevojiten 200 operacione të tilla.
Vetëm në teori, transplantimi i organeve mund ta rritë jetëgjatësinë, por se vazhdimisht duhet ta rinoni trupin dhe ndërhyrjet kirurgjike i bartin rreziqet e veta.
Në një mënyrë apo tjetër, edhe nëse procesi i plakjes së organeve vitale do të ngadalësohej e ndihmën e transplantimit të organeve, ka faktorë tjerë të cilët nuk na lejojnë të jetojmë përgjithmonë apo aq gjatë.
P.sh. mund të jetë jetëgjatësia e ADN-së e cila na ngulitet qysh prej momentit kur lindemi.
Në parim, shanset tuaja janë të ira për të jetuar më shëndetshëm pas një transplantimi, por të mendoni se mund të bëni transplantime vazhdimisht për të jetuar më gjatë se tjerët është diçka që ende nuk është konfirmuar nga shkenca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje