LAJMI I FUNDIT:

Stoillkovski: Tre ditë para fushatës është shpallur konkurs për punësime në doganë

Stoillkovski: Tre ditë para fushatës është shpallur konkurs për punësime në doganë

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski në konferencë për shtyp ceku shpalljen për punësim në Drejtorinë e doganave. Stoillkovski tha se konkursi është caktuar në periudhën parazgjedhore.

“Ministria e Financave, Byroja për prokurime publike më 28 mars, tre ditë para fillimit të fushatës presidenciale kërkon 22 punësime të parakohshme në Drejtorinë e dogave. Personat do të angazhohen në doganë, nga ku ofertat do dorëzohen deri më 18 prill, tre ditë para rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo është ofertë në para që peshon mbi 2 milion euro, 203 mijë denarë mirëpo në kuptim etik dhe ligjor është edhe më e rëndë”, tha Stoillkovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai vlerësoi se konkursi paraqet një dëshmi më tepër për korrupsion.


Sipas tij, punësimet e përkohshme janë karrem në procesin e votimit për punësime të përhershme./Telegrafi/