Nën kujdesin e ambasadorëve të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur“, nesër realizohet ecja e pestë me radhë që ka për qëllim informimin e fëmijëve e nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral.
Nisja bëhet në orën 11:30 nga sheshi “Zahir Pajaziti“ deri te sheshi “Ibrahim Rugova”.
Me këtë rast, fëmijët dhe lepurushi i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” do të japin mesazhe e këshilla në mënyrë që fëmijët të kenë përkujdesjen e duhur dhe të vazhdueshme për dhëmbë të shëndoshë e fëmijëri të lumtur.
Para fillimit të ecjes, fëmijët, lepurushi por edhe të pranishmit tjerë, do t’i pastrojnë dhëmbët, ndërsa gjatë ecjes do ta këndojnë këngën „Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.
“Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur“ është projekt i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi „KISCOMS“ dhe realizohet në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit ”Shkollat Provuese të Shëndetit”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251