LAJMI I FUNDIT:

Të dhëna shokuese për aksidentin e Emiliano Sala: Piloti David Ibbotson e kishte të ndaluar të pilotonte natën, pasi nuk i dallonte ngjyrat

Të dhëna shokuese për aksidentin e Emiliano Sala: Piloti David Ibbotson e kishte të ndaluar të pilotonte natën, pasi nuk i dallonte ngjyrat
Emiliano Sala, David Ibbotson (Foto: Getty Images/Guliver/BBC/Twitter)

Piloti i aeroplanit që u rrëzua në English Channel (La Manche) që e bartte futbollistin Emiliano Sala, nuk ka qenë i kualifikuar për të pilotuar natën – raporton BBC Wales.

David Ibbotson thuhet se nuk i ka parë ngjyrat (daltonist), prandaj e ka pasur të lejuar ta drejtojë aeroplanin vetëm gjatë orëve të ditës.


Futbollisti Emiliano Sala e humbi jetën në moshë 28 vjeçare, pasi aeroplani u rrëzua mbrëmjen e 21 janarit, teksa po e dërgonte nga Nantes për në Cardiff (klub me të cilin kishte nënshkruar).

Të gjitha lajmet nga Emiliano Sala
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Emiliano Sala

Autoriteti i Aviacionit Civil (CAA) nuk e ka komentuar rastin, ndërsa dega e hetimeve të aksidenteve ajrore (AAIB) ka thënë se leja e tij e pilotimit vazhdon të jetë në qendër të hetimeve të këtij aksidenti tragjik.

Vija e gjelbër rrugën që duhej ta ndjeke aeroplani, e verdha atë që është detyruar ta bëjë (Foto: BBC)

BBC mëson se autoriteti rregullativ e ka konfirmuar se Ibbotson nuk ka pasur vlerësim për të pilotuar natën, mirëpo të drejtën për ta drejtuar aeroplanin ia ka dhënë një leje amerikane që ia mundësonte ta drejtojë aeroplanin Piper Malibu në Evropë.

Piloti Ibbotson e humbi jetën së bashku me Sala në aksidentin tragjik që e shokoi botën e futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori