Një videoklip i grupit gjerman Rammstein ka ngjallur polemika të mëdha. Aty këngëtarët pozojnë si të burgosur kampesh përqendrimi.
Till Lindemann dhe kolegët e tij nga grupi Rammstein pozojnë të rreshtuar, në një kulisë të zymtë dhe të rëndë, me litar në qafë dhe të veshur me kostume të burgosurish nga kampet e përqendrimit të periudhës së nazizmit. Kamera pastaj lëviz ngadalë përgjatë trekëmbëshit… Kështu prezantohet Rammstein në një videoklip të shkurtër prej 35-sekondash. Dhe me këtë rokerët kanë ngjallur një reagim të madh në opinionin publik.
“Inskenimi si të burgosur kampesh përqendrimi e shkel vijën e kuqe”, i tha gazetës “Bild” i ngarkuari i qeverisë gjermane për antisemitizmin, Felix Klein. Nëse kjo është bërë thjesht për të promovuar videon, atëherë kemi të bëjmë me një “përdorim pa shije të lirisë artistike”.
Charlotte Knobloch, e mbijetuar e Holokaustit dhe ish-kryetare e Këshillit Qendror të hebrenjve në Gjermani, i tha gjithashtu gazetës “Bild”: “Shfrytëzimi i rëndomtë i Holokaustit, siç tregohet në foto, është i papërgjegjshëm. Ky keqpërdorim që i bën Rammstein vuajtjes dhe vrasjes së miliona njerëzve thjesht për qëllime argëtimi, është arrogante dhe e neveritshme”.
Zëdhënësja e Përkujtimores së Holokaustit në Jerusalem, Yad Vashem, bëri thirrje për një përdorim të përgjegjshëm të kujtimit të hebrenjve të vrarë. Iris Rosenberg i tha gazetës “Bild” se është legjitime të përdorësh Holokaustin për qëllime artistike, por ai nuk mund të shërbejë “vetëm si instrument” për të tërhequr vëmendjen.”
Joachim Trebbe, profesor për publicistikë në Berlin, është i mendimit se përpara se të dënohet ky publikim i Rammstein-it duhet të sqarohet se çfarë kanë dashur ata të thonë me këtë? “Është ende herët të gjykohet, sepse kjo vjen nga Rammstein. Nga një grup si ky duhet pritur se çfarë do të ndodhë më tej. Për zemërim është ende herët”, tha Trebbe.
Rammstein provokon herë pas here. Albumet e tij, që trajtojnë tema si sado-mazokizmi, homoseksualizmi, incesti, abuzimi, nekrofilia, piromania, kanibalizmi dhe dhuna seksuale, janë bërë shpesh temë polemikash. Për shkak të glorifikimit të sado-mazokizmit, albumi “Liebe ist fuer alle da” (Dashuria është për të gjithë) në vitin 2009 u ndalua nga Enti Federal i Medias, duke u konsideruar i dëmshëm për të rinjtë, për çka u hoq nga qarkullimi. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
LUMTURIA ËSHTË DASHURI
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Komiti shqiptar në arrati, në një shpellë me një ujk: Kur e vranë ujkun, humbi shpresa!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025