Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët taktiko-demonstrues “Western Balkan’s Flash” të njësive speciale të Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Me këtë rast ministri Mustafa theksoi se ushtrimi i përbashkët, taktiko-demonstrues i njësive speciale të Policive të vendeve tona, vulosë edhe një herë gatishmërinë për tu përballur me situata të ndryshme të kanosjes eventuale të sigurisë së qytetarëve dhe tregon gatishmërinë e vendeve tona për të bashkëpunuar.
“Bashkëpunimi në fusha specifike, është reflektim i marrëdhënieve të shkëlqyeshme në planin politik, për çka nikoqiri ynë Spasovski, ka merita të jashtëzakonshme. Si fryt i këtij bashkëpunimi, ministritë tona, e krahas me këtë edhe Policitë tona, veç tjerash po e kufizojnë hapësirën e veprimit të krimit tej kufitar, duke dekurajuar kriminelët në përgjithësi”, tha ministri Mustafa, thuhet në njoftimin e MPB-së
Me këtë rast, ministri Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe posaçërisht MPB-së shprehu gatishmërinë permanente për bashkëpunim.
Ai tha se Marrëveshjet dhe memorandumet e bashkëpunimit e nënshkruara, shprehin vullnetin e tri shteteve tona dhe nevojën për njëri-tjetrin.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha se ndihet krenarë me promovimin e këtij aktiviteti, që kontribuon në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.
“Ushtrimi i përbashkët ka vënë në dukje mesazhin e mirë të bashkëpunimit rajonal. Së bashku mund të ndërtojnë një rrjet të bashkëpunimit në ngritjen dhe shkëmbimin e aftësive të njësive speciale”, theksoi ministri Spasovski.
Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë, znj. Rovena Voda, vlerësoi profesionalizimin e policive të tre shteteve gjatë demonstrimit të ushtrimit.
Ajo theksoi se bashkëpunimi është intensifikuar edhe në kuadër të integrimit evropian të tri vendeve dhe ky bashkëpunim duhet të jetë më intensiv në zhvillimin e përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar.
Ushtrimi i përbashkët i policive të tri shteteve u mbajt sot në Shkup, ku njësitë elite demonstruan aftësitë e tyre operative në tri situata, kur këto njësi intervenojnë në parandalimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë në luftën kundër krimit të organizuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite