LAJMI I FUNDIT:

Njësitë speciale të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë realizuan trajnimin trepalësh “Western Ballkan Flash”

Njësitë speciale të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë realizuan trajnimin trepalësh “Western Ballkan Flash”

Njësitë speciale të Maqedonisë e Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë realizuan trajnimin trepalësh “Western Ballkan Flash”, i cili u zhvillua në tre pika, gjuajtje taktike, zbritja e helikopterit në një ndërtesë dhe përplasja e automjeteve me arrestimin e personave të rrezikshëm.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u shpreh se ky aktivitet është dëshmia më e mirë se vendet e rajonit dinë të japin mesazh të mirëfilltë për një bashkëpunim të suksesshëm rajonal dhe që garantojnë sigurinë e së njëjtës.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme


“Ky është një mesazh shumë i qartë drejtë të tre vendeve, megjithatë edhe të regjionit dhe Bashkimit Evropian, se mund të punojmë së bashku, të shkëmbejmë përvoja në sigurimin e stabilitetit jo vetëm të vendit tonë, por edhe të rajonit. Është shumë e rëndësishme të kemi aspekte pozitive të bashkëpunimit në të ardhmen, kurse siguria si njëra ndër fushat më të rëndësishme të zhvillimit të çdo shoqërie, është diçka që duhet të përcjellë një bashkëpunim edhe më të madh, me qëllim që të sjellim edhe zhvillim ekonomik të gjithë rajonit”.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Ekrem Mustafa, policët dhe njësit speciale të të trija vendeve, dëshmuan se janë të gatshëm për të kontribuar në sigurinë e rajonit.

Ekrem Mustafa, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës

“Ne si tri shtete kemi arritur një qëllim, që të mundemi të punojmë së bashku dhe të garantojmë qytetarëve siguri. Siguria është në të gjithë rajonin e njëjtë. Vetë fakti se trajnimi i sodit apo demostrimi i tri formave që i pamë në fushë betejën, na treguan se policët dhe njësitë tona speciale janë të përgatitur, që të japin siguri dhe të kontribojnë në sigurinë e shteteve tona, por edhe mbarë rajonin”.

Për zëvendës ministren e Punëve të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë Rovena Voda, veç tjerash ky aktivitet përçoi mesazh se këto tri vende nuk mund ti ndalë askush nga proceset integruese. Ajo shpreson që ky aktivitetet të kthehet në traditë dhe vitin e ardhshëm të organizohet në Tiranë.

Rovena Voda, zv/ministre e Punëve të Brendshëm të Shqipërisë

“Unë mendoj se vendi juaj, arriti të na bëjë bashkë dhe kjo është shumë domethënëse. Ne e kemi treguar sot me vepra që arrijmë të bashkëpunojmë shumë mirë dhe unë mendoj që proceset integruese të vendeve tonë nuk mundet më ti ndalë askush”.

Pas përfundimit të ushtrimit trilateral, pjesëmarrësve nga njësitë speciale të policisë iu ndanë certifikata./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori