LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Komisionit hetimor për “gylenistët” nuk i intereson nëse cenohen raportet Kosovë-Turqi (Video)

Selmanaj: Komisionit hetimor për “gylenistët” nuk i intereson nëse cenohen raportet Kosovë-Turqi (Video)

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj i cili ka qenë edhe anëtarë i Komisionit Parlamentar për hetimin e rastit të njohur si “gylenistët”, ka thënë shteti ka rënë prej provimit në këtë rast.

Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se “kidnapimi” i gylenistëve është një nga precedentët më të këqinj të historisë së re të Kosovës.

“Kemi dëshmuar se institucionet tona jo që kanë avancuar apo konsoliduar, por për fat të keq në këtë rast kanë rënë prej provimit…E sheh që gjithë hallka e sigurisë në Kosovë ka rënë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Deputeti i LDK-së ka thënë se Komisioni hetimor parlamentar nuk ka trajtuar fenomenin e gylenizmit dhe ideologjinë e saj, nëse paraqet rrezik apo jo për Kosovën dhe nuk ka trajtuar nëse me këtë hetim mund të cenohen raportet e Kosovës me shtetin e Turqisë, sepse sipas tij “më së paku i intereson ajo gjë Komisionit”.

“Ne kemi qenë të interesuar të kuptojmë se sa janë respektuar ligjet dhe udhëzimet administrative që kanë nxjerrë institucionet e Kosovës. Ne në fakt kemi gjet e gjithë hallka shtetërore nuk ka qenë në zbatim të ligjit”.

Selmanaj ka thënë se nuk është arritur të konstatohet nëse presidenti Hashim Thaçi ka pasur gisht në depërtimin e këtyre shtetasve turq drejt Turqisë.

“Thaçi nuk ka pranuar të jetë pjesë e intervistave që në kemi bërë. Ai ka injoruar një komisionin parlamentar”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori