Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Ushtrisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë marrë pjesë në shënimit e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ministri Berisha në fjalën e tij tha se janë shumë të nderuar që bashkë me komandantin e FSK-së dhe stafin e ministrisë, po marrim pjesë në shënimin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit.
“Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet krah për krah me shtetet aleate në misione të ndryshme paqeruajtëseje në vende të ndryshme të botës. Por, ne jemi të gëzuar edhe për pranimin e shteteve tjera të rajonit në NATO, dhe anëtarësimi i këtyre shteteve por edhe shteteve tjera ndihmon në paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha ai.
Sipas Berishës, edhe Kosova objektiv strategjik ka anëtarësimin në NATO.
“Kosova është shumë mirënjohëse për kontributin 20 vjeçar të të gjitha atyre shteteve anëtare të NATO-s, që kanë dhënë kontributin e tyre përmes KFOR-it për një ambient më të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Të gjitha të arriturat e deri tashme, janë meritë e një bashkëpunimi të afërt me KFOR-in dhe NATO-në në Kosovë. Përkundër rrugës tragjike që ka kaluar Kosova në të kaluarën, ne jemi të përkushtuar të punojmë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë dhe që tani jemi të gatshëm me kapacitetet që posedojmë dhe tjerat që do ti ndërtojmë, të mos jemi vetëm konsumues por edhe kontribuues të sigurisë”, tha ai.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, ministri Berisha është takuar edhe me ministren e Mbrojtjes së Italisë, Elizabeto Trento, ministren e Mbrojtjes në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska, shefa shtabesh, gjeneralë të vendeve anëtare të NATO-s, ambasadorë, atashe ushtarakë të akredituar, të cilët i ka njoftuar të me zhvillimet e fundit në Kosovë, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se FSK-ja, edhe me mandatin e ri, do të jetë institucion profesional, i besueshëm dhe shumetnik.
“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in në Kosovë dhe nuk e kontestojmë asnjëherë mandatin e KFOR-it në Kosovë. U jemi shumë mirënjohës të gjitha shteteve që përmes KFOR-it kanë dhënë kontribut 20- vjeçar për një mjedis më të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Të gjitha të arriturat e deritashme, janë meritë e një bashkëpunimi të afërt me KFOR-in dhe NATO-në në Kosovë. Përkundër rrugës tragjike nëpër të cilën ka kaluar Kosova, ne jemi të përkushtuar të punojmë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë dhe që tani jemi të gatshëm me kapacitetet që posedojmë dhe ato qe do t’i ndërtojmë, të mos jemi vetëm konsumues por edhe kontribuues të sigurisë”.
Ndërkohë, edhe në një drekë të përbashkët, ministri Berisha ka njoftuar të pranishmit për të arriturat e FSK-së, me synimin që sa më parë të jetë pjesë e NATO-s.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë