LAJMI I FUNDIT:

Ministri norvegjez jep dorëheqje për shkak të sjelljeve të gruas së tij

Ministri norvegjez jep dorëheqje për shkak të sjelljeve të gruas së tij

Ministri i Drejtësisë i Norvegjisë, Tor Mikkel Wara, ka dhënë dorëheqje të enjten pasi policia ngriti akuza të reja kundër partneres së tij në një rast që përfshinte incidente familjare të çuditshme që ka habitur publikun norvegjez.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, partnerja e Wara, Laila Anita Bertheussen, u arrestua për herë të parë për t’u marrë në pyetje nga policia më 14 mars, me dyshimin se ajo i kishte vënë zjarrin makinës së tyre dhe kështu përbënte kërcënime kundër familjes.

Shtëpia e tyre ishte vandalizuar të paktën pesë herë gjatë muajve të fundit dhe Bertheussen tani është i dyshuar në të gjitha rastet, tha policia të enjten.


“Tor Mikkel Wara ka kërkuar të japë dorëheqje”, citohet të ketë thënë kryeministrja Erna Solberg, në një konferencë shtypi ku Wara qëndronte pranë saj.

Përkundër kësaj, Bertheussen thuhet se ka mohuar se ka bërë gjëra të tilla.

“Ajo beson se PST (policia e sigurisë) është në rrugën e gabuar. Ata nuk kanë paraqitur ndonjë formë të provave dhe dyshimi është ndërtuar mbi faktorët rrethanorë”, ka thënë avokati i saj John Christian Elden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori