Sela i shkruan letër BE-së, ankohet për qeverisjen e LSDM-së dhe BDI-së
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ua ka nisur një “NON PAPER” zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, përmes së cilës siç thonë i ka informuar për rolin konstruktiv të ASH-së me përkrahjen e të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari ASH-së ka shprehur shqetësimet e tij dhe të partisë së tij në lidhje me mos gatishmërinë e plotë të kësaj Qeverie, e cila sipas tij, nuk ka ndërmarr masa të mjaftueshme për t’i përmbushur kërkesat e BE-së për të instaluar shtetin e së drejtës në të gjitha segmentet e jetës politike në Maqedoninë e Veriut.
Sela në dokumentin “Sulmet e Qeverisë LSDM – BDI mbi shtetin e së drejtës, duke shkelur vlerat evropiane në emër të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, ka nënvizuar vërejtje serioze ndaj qeverisjes dy partive në pushtet, të cilat sipas tij, kanë dështuar në çështjet kryesore që ndërlidhen me proceset demokratike dhe integruese të vendit edhe atë në këto segmente kryesore të cilat janë edhe pjese kyçe të rekomandimeve të BE për marrjen e datës së Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave me BE, siç janë:
– përgjegjësi për sulmin e 27 prillit 2017 ndaj Parlamentit;
– reforma gjyqësore dhe hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë nivelin e lartë dhe krimet e zbuluara nga përgjimet e vitit 2015;
– reforma e shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë;
– reforma e administratës publike.
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se dokumenti i është dërguar “Non paper” është dërguar përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të jashtme Frederica Mogherini, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj