LAJMI I FUNDIT:

Mbahet konferencë për sfidat dhe të arriturat e gruas shqiptare

Mbahet konferencë për sfidat dhe të arriturat e gruas shqiptare

Sot në Gjakovë nën patronatin e kryetarit të kësaj komune, Ardian Gjini, dhe me përkrahjen e zyrës së UN Women në Prishtinë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizohet konferenca rajonale mbi “Sfidat dhe të arriturat e gruas shqiptare në rajon në periudhën e pasluftës”.

Fillimisht, pjesëmarrëse me një fjalë hyrëse do t’ju drejtohet kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ndërsa më pas do të ketë katër panele ku do të zhvillohen diskutime mbi tema të ndryshme.


Rreth 15 gra që vijnë nga profile dhe statuse të ndryshme nga rajoni do të diskutojnë mbi temat si gruaja në vendimmarrje dhe sfidat në këtë rrugëtim, fuqizimi ekonomik i gruas për të përmirësuar mirëqenien ekonomiko-sociale, rehabilitimi i gruas dhe sfidat e pasluftës dhe zvogëlimin e pabarazive kulturore, edukative dhe shëndetësore të grave që garanton një familje dhe shoqëri të shëndetshme.

Kjo konferencë realizohet në kuadër të muajit Mars – muaj i promovimit të të drejtave të gruas dhe mbahet në sallën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim nga ora 09:30./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori