Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se ka pasur kërkesa të mëdha nga qytetarët për mbyllje të lojërave të fatit.
Muharremaj , në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se pas vrasjes që ka ndodhur në një pikë të lojërave të fatit në adresë të zyrës së tij ka pasur kërkesa të mëdha nga qytetarët e kësaj komune dhe diaspora për të mbyllur këto aktivitete.
“Kam ftuar organet përgjegjëse dhe kam marrë një vendim që të bastisen pikat e lojërave të fatit që veprojnë jashtëligjshëm. Kam marrë informata se në Komunën e Suharekës vetëm 18 pika kanë qenë të licencuara”.
“Pas mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri në Suharekë është rritur me të madhe numri i këtyre pikave. Vetëm në Vraniq dhe Mushtisht janë mbi dhjetë pika të këtyre lojërave. Shumica prej tyre vepronin në mënyrë ilegale”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Suharekës, ka thënë se një ditë pas në Mushtisht ka pasur protesta qytetare për të mbyllur këto pika të lojërave të fatit.
“Ditën e nesërme kam filluar që në bazë të Ligjit të prokurimit kemi vendosur të shtypim librat dhe të dalim në terren. Ditën tjetër kemi filluar me një peticion dhe së bashku me subjektet politike dhe përfaqësuesit fetar. Të enjten kemi filluar, ndërsa të shtunën kemi arritur mbi 11 mijë nënshkrime. Ka pasur edhe më herët peticione por nuk kemi arritur të mbledhim këto nënshkrime”.
Muharremaj ka thënë se ai si përfaqësues i qytetarëve të Suharekës ka kryer obligimin ndaj tyre duke dorëzuar peticionin në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se për këtë peticion ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Pranoni realitetin sepse çdoherë kanë thënë se prapa lojërave të fatit qëndrojnë njerëzit e AAK-së. Doli që nuk janë njerëzit e Aleancës ashtu siç na kanë akuzuar”, tha ndër të tjera Bali Muharremaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale