LAJMI I FUNDIT:

Gjakova hap ekspozitë për garë mjedisore

Gjakova hap ekspozitë për garë mjedisore

Në kuadër të projektit “Zbatimi i skemës së ndarjes së mbetjeve të ricikluara në burim”, në Gjakovë është hapur sot ekspozita “Reuse Art”, në të cilën klubet e gjelbra të shkollave të kësaj komune kanë prezantuar punimet me materialet e ricikluara.

Në emër të Komunës së Gjakovës, udhëheqësja e sektorit për menaxhim të mbeturinave, Albana Hana Bakalli ka falënderuar të gjitha klubet e gjelbra, GAC-in dhe GIZ-in, por dhe gjithë qytetarët, të cilët po angazhohen çdo ditë për garën për një Gjakovë të pastër.

Ndryshe, Gjakova është duke zhvilluar planin për përcaktimin e tarifave për mbeturina, plan operativ që do të funksionalizojë shtrirjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në komplet territorin e Gjakovës.


Gjithashtu është duke vijuar riorganizimi dhe pajisja me kontejnerë për mbeturinat në zonën e qytetit, si dhe shtë zhvilluar identifikimi i klientëve në shërbim dhe nevojat përkatëse.

Nën implementimin e GAC-it, janë duke u zgjeruar projektet konkrete për riciklim në lagjet e qytetit, biznese dhe institucione duke u pasuar me kampanjë vetëdijesuese nëpër shkolla për një mjedis të pastër.

Të gjitha këto GIZ-i gjerman në partneritet me GAC-in dhe konsulentët e jashtëm janë duke i funksionalizuar me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe krijimin e kushteve për një qytet ekologjik.

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori