LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi takon përfaqësuesit e Këshillit të BE-së për zgjerim të Ballkanit Perëndimor

Xhaferi takon përfaqësuesit e Këshillit të BE-së për zgjerim të Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, bashkë me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e Grupeve parlamentare, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Këshillit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, të cilat për së dyti herë e vizitojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut brenda 6 muajsh, me qëllim konstatimin e gjendjes faktike dhe përgatitjes së konkluzioneve për Këshillin e Bashkimit Evropian në qershor të këtij viti.

Siç njoftojnë nga kabineti i Xhaferi, ai  para se të realizojë hapësirë për çështje, shkurtimisht i informoi të pranishmit për rezultatet e arritura në lidhje me proceset reformuese nga Plani 18 në pjesën e Kuvendit, si dhe në lidhje me rezultatet dhe progresin e dukshëm në marrëdhëniet pas nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjeve me Republikën e Bulgarisë dhe Republikën e Greqisë, me ç’rast u realizuan dëshirat shumëvjeçare dhe qëllimet strategjike të vendit për anëtarësim të tij në NATO dhe për mundësinë për marrje të datës për fillim të negociatave për anëtarësim me BE-në, njofton Telegrafi Maqedoni

“Fakti që parlamentet e 8 anëtarëve për vetëm pesë javë e ratifikuan Protokollin për anëtarësim në NATO edhe 8 parlamente të anëtarëve paralajmëruan ratifikim deri në qershor 2019, vetvetiu flet për aspektin e drejtë të hapave të ndërmarrë nga ana jonë. Pritjet tona janë se deri në Samitin në Londër, vendi do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s”, theksoi Xhaferi.


Ai shprehu pritje se shumica aktuale, bashkë me opozitën, punojnë bashkërisht për t’i finalizuar obligimet e tyre dhe si rrjedhojë kanë pritje reale të njëjtat të valorizohen dhe Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë datë për fillim të negociatave në qershor të këtij viti.

Nga ana e përfaqësuesve të Këshillit të BE-së për zgjerim të Ballkanit Perëndimor iu dërguan përgëzime Kryetarit Xhaferi për rolin e tij konstruktiv dhe për kontributin e tij personal për stabilizimin e gjendjes së brendshme politike veçanërisht pas ngjarjeve të 27 prillit. Ato konstatuan se në vitet e kaluara është arritur progres i konsiderueshëm në shumë sfera në lidhje me agjendën reformuese, si dhe në marrëdhëniet me fqinjët, duke shfaqur shpresë se ky proces eurointegrues është projekt unifikues në Kuvendin, i cili është për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Pritjet e tyre ishin se shumica dhe opozita, në frymën e dialogut konstruktiv, do të vazhdojnë me reformat dhe do t’i finalizojnë çështjet tjera, veçanërisht çështjen për statusin dhe të ardhmen e PSP-së, deri në mbledhjen e Këshillit të BE-së për dy muaj, kur duhet të vendoset për caktimin e datës për negociata për anëtarësim në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori