LAJMI I FUNDIT:

Sulmet në xhami, Policia e Kosovës publikon një informacion të rëndësishëm nga Zelanda e Re

Sulmet në xhami, Policia e Kosovës publikon një informacion të rëndësishëm nga Zelanda e Re

Policia e Kosovës (PK) me qëllim, të informimit të mediave dhe opinionit publik, ju adreson këtë njoftim zyrtar i cili ka të bëjë me një shkresë të pranuar përmes kanaleve zyrtare nga Zelanda e Re.

Shkresa zyrtare e pranuar nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Zelandës së Re, i referohet tragjedisë së ndodhur në Christchurch, i cila u vlerësua si  sulm terrorist, dhe me këtë rast Zelanda e Re është duke bashkëpunuar me partnerë vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë edhe Policinë e Kosovës, që t’i largojë pamjet online në lidhje me sulmin.


Të njëjtit kanë konsideruar se pamjet e këtij sulmi janë të kundërligjshme dhe të pakëndshme sipas ligjit të Zelandës së Re, andaj përmes partneritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët kërkojnë edhe ndihmën e Policisë së Kosovës në largimin e kësaj pamje online të këtij sulmi dhe shpërndarjen e mesazhit të tyre.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, me qëllim të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër akteve terroriste, adreson këtë informacion të pranuar nga Zelanda e Re për largimin e pamjeve online të sulmit dhe njëkohësisht largimin e pamjeve me përmbajtje të kësaj natyre.

Policia sqaron se pamjet mund të raportohen drejtpërdrejt në platformën ku hasen pamjet, gjithashtu, për çfarëdo lloj informacioni, ankese apo problemi lidhur me këtë mund ta adresojnë në Policinë e Kosovës në emailin zyrtar info@kosovopolice.com apo edhe direkt përmes faqes së censuruar të internetit https://www.dia.govt.nz/web/submitforms.nsf/cencomp.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori