LAJMI I FUNDIT:

Basha: Rama i ka orët e numëruara

Basha: Rama i ka orët e numëruara

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu drejtua protestuesve me një fjalë përpara Kuvendit të Shqipërisë, aty ku edhe po mbahet protesta ndërkohë që brenda në Parlament po mbahet seanca plenare.

Kreu i PD-së tha se kryeministri Edi Rama është shndërruar në simbol të krizës, mungesës së shpresës dhe ekonomisë së shkatërruar.


“Edi Rama rriti taksat, energjinë, çoji në burg drejt vetëvrasjeve dhjetëra familjarë që nuk pagunin faturat e kripura, rriti çmimin e ujit, të naftës dhe shkatërroi dhjetëra mijëra biznese duke lënë njerëzit në mes të rrugës pa punë”, deklaroi Basha.

Ai gjithashtu tha se Rama është munduar të mashtrojë shqiptarët me propagandë së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mitingun e Partisë Socialiste të së shtunës së kaluar.

Basha tha se në sheshin e protestës janë bashkuar hallet e shqiptarëve, por ata janë shpresa e vetme për zgjidhjen e tyre.

“E di që gjithsecili prej jush ka ardhur me vendosmërinë e pathyeshme për t’i dhënë fund regjimit mafioz të Edi Ramës dhe për ta përcjell Maduron e Ballkanit drejt drejtësisë ose në azil politik, por edhe për t’i dhënë sinjal të qartë shprese çdo shqiptari kudo ku ndodhet. Si çdo protestë tjetër, edhe sot këtu janë bashkuar hallet e panumërta të shqiptareve, por edhe zgjidhjet edhe shpresa për atë që po vjen”, vijoi kreu i PD-së.

Basha tha se Edi Rama i ka orët e numëruara dhe ndryshimet, që ai paralajmëroi, tha se janë për një shtet që do t’i takojë dhe shërbejë vetëm qytetarëve./

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori