LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon ambasadorin e Bullgarisë, flasin për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor e ekonomik

Hoxhaj takon ambasadorin e Bullgarisë, flasin për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor e ekonomik

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, i cili është në përfundim të misionit të tij në Kosovë.

Duke e falënderuar për punën dhe kontributin në forcimin e raporteve Kosovë – Bullgari, Hoxhaj tha se Kosova është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Bullgarisë sin ë aspektin bilateral, ashtu edhe atë kulturor dhe ekonomik.

“Në takimin lamtumirës me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, e falënderova për punën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Bullgarisë. Kosova është e përkushtuar për thellimin e raporteve si në aspektin bilateral, ashtu edhe atë kulturor e ekonomik”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Telegrafi/