LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet për teatër

Ndahen çmimet për teatër
Ilustrim

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka bërë ndarjen çmimeve për teatër për vitin 2018.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore iu nda aktorit Sabedin Shahiqi. Çmimi vjetor për Shfaqjen më të Mirë iu nda Teatrit Kombëtar të Kosovës, për shfaqjen “Arturo Ui”. Çmimi Vjetor për Regjinë më të Mirë iu nda regjisorit Bekim Lumi – Post Mortum – për “Arturo Ui”.


Çmimi Vjetor për Aktorin më të Mirë iu nda aktorit Mentor Zymberajt për rolin e “Hamleti” në shfaqjen ”Ëndërrta e Hamletit”.

Për Çmimin Vjetor për Prezantim të Suksesshëm Ndërkombëtar, për vitin 2018, kishte vetëm një nominim dhe ky çmim iu nda Shtëpisë Teatrore Filmike – AKT.