LAJMI I FUNDIT:

Shakira dhe Carlos Vives dalin në gjykatë lidhur me akuzat për plagjiaturë

Shakira dhe Carlos Vives dalin në gjykatë lidhur me akuzat për plagjiaturë
Shakira para gjykatës në Madrid (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Shakira dhe Carlos Vives janë paraqitur në një gjykatë të Madridit për t’iu përgjigjur akuzave të një këngëtari dhe producenti të lindur në Kubë, i cili i ka akuzuar për plagjiaturë të punës së tij në hitin “La Bicicleta”.

Këngëtarët kolumbianë hodhën poshtë pretendimet e Livan Rafael Castellanos se “La Bicicleta” përmban lirikën, ritmin dhe melodinë e ngjashme me atë të këngës së tij të vitit 1997, “Yo te quiero tanto”.


Shakira duke shkuar në gjykatë në Madrid (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

“Kënga ime flet për atdheun tim, është një përshëndetje për vendlindjen time Barranquilla, Kolumbi – jo Kubën. Është ndryshe”, ka theksuar Shakira, citon KP.

Të gjitha lajmet nga Shakira
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shakira

Ndërsa, Vives u ka thënë gazetarëve se ai e mirëpriti mundësinë për të pastruar emrin e tij nga akuzat.

Carlos Vives ka folur para gazetarëve (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Castellanos, nga ana e tij, pohon se ekspertët e muzikës mbështetën pretendimin e tij për plagjiaturë.

“Le të shohim nëse më në fund mund të arrijmë në fund të kësaj dhe drejtësia të vihet në vend”, ka deklaruar ai për AP.

Sony Music, e cila lansoi këngën “La Bicicleta”, nuk e ka komentuar rastin, ndërsa gjykata pritet të bëjë të ditur vendimin pas 20 ditësh.