LAJMI I FUNDIT:

Veseli në javën e gruas: PDK në secilën degë do ta ketë një nënkryetare grua

Veseli në javën e gruas: PDK në secilën degë do ta ketë një nënkryetare grua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë “Javën e Gruas” se partia që ai drejton është hapur tërësisht drejt dhënies së përgjegjësive për gratë dhe të rinjtë.

Ai tha se në procesin e deritashēm zgjedhor disa degë të PDK-së kanë rritur dukshëm numrin e përfaqësimit gjinor ndërsa në disa degë kanë kryetare të rinisë.

“PDK në procesin e brendahëm zgjedhor ka vendosur të rritë dukshëm numrin e përfaqësimin e grave ndërsa kemi vendosur që secila degë të ketë një nënkryetare grua. Ky është një hap i rëndësishëm sepse jemi parti që besojmë në rolin dhe fuqinë e gruas në zhvillimin e vendit. Gratë përfaqësojnë gjysmën e popullsisë andaj ne do tu japim gjithë hapësirën e nevojshme”, tha Veseli.

Duke folur para dhjetëra grave në “Javën e Gruas” që është organizuar nga NDI, Veseli tha se vakzat e Kosovës tashmë janë dëshmiar se janë të suksesshme jo vetëm brenda por edhe jashtë shtetit, duke përmendur shembujt e Majlinda Kelmendi, Rita Ora, Dua Lipa e të tjera.

“E sa e sa Majlinda, Rita e Dua të tjera, janë në mesin tonë. Që ato të shfaqin talentin e tyre, potencialin e tyre krijues, ne duhet ta transformojmë Kosovën në një shoqëri të shanseve të barabarta për gratë dhe burrat e saj. Vetëm duke bërë hapa praktikë në këtë drejtim, ne mund të arrijmë rezultate konkrete në eliminimin e praktikave të diskriminimit gjinor, të cilat ende janë të pranishme gjithandej shoqërisë sonë”, theksoi Veseli.

“Përfshirja në politikë e grave, integriteti i tyre në institucionet e shtetit, të nivelit qendror dhe lokal, është rruga që duhet ta ndjekim në mënyrë që një ditë barazia gjinore të kuptohet si fakt i natyrshëm i jetës sonë sociale e institucionale. Kjo do të thotë që një ditë të mos përbëjë lajm zgjedhja e një gruaje në krye të shtetit, në krye të komunës ose të partive politike”, tha kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori