LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Dikush nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duhet të marrë përgjegjësinë për komunikatën kundër familjes së Gani Gecit (Video)

Selimi: Dikush nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duhet të marrë përgjegjësinë për komunikatën kundër familjes së Gani Gecit (Video)

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi për komunikatën e lëshuar në kohë të luftës kundër familjes së Gani Gecit.

Sylejman Selimi, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Gani Geci dhe Abedin Rexha – Sandokani kanë qenë shokë në mes vete deri në momentin kur është vrarë ky i fundit.

“Duhet të sqarohet për opinionin vrasja e Abedin Rexhës. Mirëpo, komunikata numër 59 që ka dalë në emër të Shtabit të Përgjithshëm ka qenë shumë e rëndë, e që sot askush nuk po e merr përgjegjësinë. Ka qenë shumë e rëndë pasi kemi qenë bashkërisht edhe pas vrasjes së Abedinit. Në Drenicë është ruajtur uniteti edhe pas kësaj ngjarjeje”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ish-komandanti i UÇK-së ka thënë se nuk ka qenë e vërtet se gjoja Gani Geci i ka prirë ofensivës së forcave serbe kundër UÇK-së, siç thoshte komunikata numër 59.

“Në momentin kur ka dalë komunikata ne kemi qenë bashkë sikur ne që po qëndrojmë tani në këtë tavolinë”.

Selimi thotë se përkundër që ka qenë Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së në kohën që ka dalë ajo komunikatë, ai nuk kishte informacione kush i shkruante komunikatat.

“Kur unë kam qenë komandant kam qëndruar në qendër të Drenicës. Defekti ynë ka qenë që një pjesë e Shtabit ka qëndruar në malet e Berishës dhe komunikimi ynë ka qenë i vështirë. Takimet edhe më të vështira. Nuk e di kush i ka shkruar komunikatat në atë kohë. Ata anëtarë të SHP të UÇK-së që i  kanë shkruar komunikatat duhet t’i sqarojnë kush i ka shkruar ato komunikata. Dikush po i ik përgjegjësisë, por kjo nuk duhet të ndodhë pasi është e mirë edhe për opinionin të sqarohen këto gjëra”, tha  Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori