LAJMI I FUNDIT:

Fjala e parë që tha bebja ishte Google: Gjiganti për kërkim shprehet i gëzuar, jo të gjithë u impresionuan (Video)

Fjala e parë që tha bebja ishte Google: Gjiganti për kërkim shprehet i gëzuar, jo të gjithë u impresionuan (Video)

Joe Pitt po luante me të bijën, kur mbeti i hutuar në momentin që ajo tha fjalën e parë që ishte Google – duke bërë që gjiganti i kërkimit në internet, t’i gëzohet shumë këtij rasti.

Ngjarja që u kap nga monitoruesi i dhomës së fëmijëve, në shtëpinë në ndodhet në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, është bërë viral, duke ngjallur reagime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Derisa po luante dhe këndonte me beben në krah, babai kërkoi pajisjes nga Google që të lëshonte një këngë. “Hey Google” u dëgjua duke thënë ajo, ndërsa ai u pa që mbeti shumë i hutuar dhe u nis t’i tregonte ngjarjen bashkëshortes.


Marvin Chow që është menaxher i shitjes së produkteve në kompaninë e përmendur, la një mesazh te pamjet, duke i kërkuar Pitt kontakt privat, për shkak se dëshiron t’i bëjë një dhuratë vogëlushes.

“Tregim horror” si dhe “njerëzimi ka marrë fund” ishin dy prej komenteve, të atyre që nuk u impresionuan aspak, madje e konsideruan edhe si reklamë të ulët.

Mirëpo, disa edhe e shikuan me këndin komik, duke e konsideruar si fëmijën që e përshkruan më së miri shekullin XXI, teksa Google duhet t’ia paguajë shkollimin. /Telegrafi/