LAJMI I FUNDIT:

Pas reagimit të ambasadës amerikane, Thaçi këtë javë do të emërojë anëtarët e rinjë të KQZ-së

Pas reagimit të ambasadës amerikane, Thaçi këtë javë do të emërojë anëtarët e rinjë të KQZ-së

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, ka njoftuar se të enjten do të emërohen anëtarët e rinjë të KQZ-së.

Përmes një njoftimi për media, zyra e Presidentit Thaçi, thotë se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.


“Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra e Presidentit.

Ndryshe sot përmes një reagimi për media, Ambasada Amerikanë në Kosovë ka reaguar lidhur me bllokimin e KQZ-së dhe mos emërimin e anëtarëve të këtij institucioni nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ambasada amerikane: Kërkojmë nga presidenti që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit e KQZ-së
Lexo po ashtu Ambasada amerikane: Kërkojmë nga presidenti që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit e KQZ-së

Përmes një njoftimi për media, Ambasada Amerikane thotë se dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës.

Ambasada Amerikane ka kërkuar nga Presidenti Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar.

“Jemi të shqetësuar me vonesën prej më shumë se një vit të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).  Dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës.  Ky dështim ka rritur perceptimin e publikut se madje edhe njëri ndër institucionet më efikase dhe më jopartiake të Kosovës i nënshtrohet ndërhyrjes politike.  E nxisim Presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës”, shkruan në reagimi e Ambasadës amerikane.

Kujtojmë se ditë më parë është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për bllokimin e KQZ-së, seancë kjo e cila u mbyllë pa ndonjë rezultat./Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori