Me akademi përkujtimore në Skenderaj, janë kujtuar në 20 vjetorin e rënies dëshmorët Beqir Meha, Mustafë Qorraj, Ilir Lushtaku dhe Avdullah Kodra.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se po përkujtojnë veprën e dëshmorëve.
“Jemi mbledhur në këtë akademi për të përkujtuar veprën e dëshmorëve. Ata u rreshtuan në vargun e atyre që e dhanë jetën për çlirimin e atdheut tonë. Kjo është sakrifica më sublime që ne të jetojmë të lirë dje të barabartë me popujt e tjerë. Sot po përkujtojmë 20 vjetorin e rënies së këtyre dëshmorëve. Që populli ynë të jetojë i lirë, qëllim ky i cili dikur ishte vetëm ëndërr për popullin tonë. Dëshmorët janë nderi dje krenari jonë, sepse liria ishte e shtrenjtë, është dashur të paguhet me gjak. Sakrifica e këtyre dëshmorëve na thërret që vendin tonë ta dërgojmë përpara, të jemi më të bashkuar. Duke nderuar dëshmorët nderojmë atdheun”, ka thënë ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se sot po përkujtohen katër dëshmorë që ranë që Kosova të ketë lirinë.
Ai ka pasur një porosi edhe për qytetarët e Skenderajt dhe udhëheqësit e Komunës.
“Me ardhë me fol në Skenderaj për heronjtë është shumë e vështirë. Përkujtojmë 4 dëshmorët që ranë që Kosova të ketë lirinë. Këtë përkujtim e bëjmë për të treguar se sa e shtrenjtë ishte liria. Ne sot jemi në Drenicë, ju qytetarë duhet të ndjeheni krenarë, pasi toka juaj është vatra e shumë rezistencave që populli ynë i ka bërë për liri dhe për shtet. Sot i përkujtojmë këta 4 heronj për të treguar se Drenica, Skenderaj ka ende çka t’i jap lirisë dhe duhet të jap më shumë, vizionin tonë për të ardhmen, vizionin tonë strategjik e cila është Kosova shtet i pavarur dhe sovran, Kosova shtet perëndimor, Kosova shtet i zhvilluar ekonomikisht. Kjo është edhe një arsye më shumë pse të gjithë qytetarët e në mënyrë më të veçantë ata të cilët bartin petkun e udhëheqjes në Drenicë dje në Skenderaj duhet të jenë edhe më të bashkuar dhe më të fuqishëm që ta dërgojnë përpara amanetin e këtyre heronj ve të rënë për liri, për vetë faktin se jemi në gjysmë të rrugës, për vetë faktin se duhet të bëjmë edhe më shumë dhe e kemi obligim të bëjmë edhe më shumë për lirinë e Kosovës dhe për gjeneratat të cilave do t’iu lëmë trashëgim shtetin tonë të pavarur dhe sovran”, ka theksuar Veseli.
Hysni Gucati, nga Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, u shpreh se gjaku i dëshmorëve duhet të shërbejë si udhërrëfyes.
“Këtu 20 vjet më parë në Skenderaj bëj luftë për liri të popullit. Sot jemi tubuar këtu për të përkujtuar dëshmorët që luftuan deri në rënie. Sakrifica e tyre, gjaku i gjithë dëshmorëve duhet të na shërbejë si udhërrëfyes për të ndërtuar shtetësinë. Heroizmi i tyre është mesazh që neve na obligon të vazhdojmë më tutje”, theksoi Gucati.
Djali i dëshmorit Mustafë Qorraj, Shpëtim Qorraj, tha se duhet të jenë gjithmonë të bashkuar për t’i përkujtuar dëshmorët.
“Në emër të familjeve ju falënderojmë të gjithëve dhe urojmë që gjithmonë kështu të bashkuar të përkujtojmë heronjtë dhe të jemi të bashkuar për Kosovën”, u shpreh ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze