Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të tentojë sërish të zgjidh të ardhmen e Prokurorisë Speciale
Pas tentimit të pasuksesshëm të grupeve të punës të pushtetit dhe opozitës maqedonase që të harmonizohen për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale, Ministrisë së Drejtësisë filloi konsultime dhe me partitë më të vogla politike dhe grupet e deputetëve nga opozita.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se përkrahja për Ligjin për Prokurorinë Publike është kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Prej aty përkujtojnë se vetëm ligji i cili do të mundësojë luftë efikase kundër krimit dhe korrupsionit dhe i cili nuk do të përmbajë amnisti të fshehur, do të mund t’i hapë dyert e Bashkimit Evropian.
Në Ministri i presin amendamentet nga ana e OBRM-PDUKM-së për propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, me qëllim të sjelljes së përbashkët të ligji, i cili do të mundësojë zbatimin praktik të të gjitha parimeve ndërkombëtare për punën e Prokurorisë Publike.
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nuk beson se kanë dështuar bisedimet për Ligjin për Prokurorinë Publike. Ai mendon se përmes bisedimeve mund të vijë deri në zgjidhje pas të cilës do të qëndrojnë të gjithë dhe se deri në fund të muajit mund të mbyllet kjo çështje.
Zaev dje në Kumanovë deklaroi se ky është një prej ligjeve më të rëndësishme në gjyqësinë dhe nëse bëhen përpjekje është e mundur që ligji të sillet deri në fund të këtij muaji para fushatës presidenciale.
I pyetur se cilat nga kushtet e grupit punues të opozitës janë të pranueshme, Zaev tha se për të është e pranueshme gjithçka që është e mundësuar në mënyrë kushtetuese, ajo që është e kapshme për qytetarët, që është në frymën e Komisionit të Venecias, në frymën e reformave dhe të strategjisë në gjyqësi.
Sipas kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani, për ligjin për Prokurorinë Speciale Publike duhet të bisedohet paralelisht edhe me opozitën edhe me deputetët dhe siç tha, të tentojnë të arrihet konsensus.
Ai ju dërgoi porosi të gjithë partive politike të mos heqin dorë nga kërkimi i konsensusit deri në moment të fundit, por paralelisht, siç theksoi, duhet të shohim edhe mënyra tjera për komunikim drejtpërdrejtë me ata që e sjellin vendimin, e ata janë deputetët.
Lëvizja Besa paralajmëroi se do ta mbështesë ligjin e ri për prokurorinë publike nëse PSP mbetet të funksionojë si institucion i pavarur, e jo si pjesë përbërëse e PP-së.
Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli dje në deklaratë për mediumet në Kuvend tha se partia është e gatshme ta mbështesë PSP-në të vazhdojë të punojë me kapacitet të plotë, t’u vazhdohet afati për inicim të procedurave, ndërsa “bombat” edhe më tutje të shfrytëzohen si dëshmi në procedura.
Nëse PSP bëhet pjesë e Prokurorisë publike, sipas Besës, do të shkrihet në Prokurorinë Publike, e cila, siç theksojnë nga atje, edhe deri më tani ishte jofunksionale. Zendeli shtoi se ata si parti do të kërkojnë garanci nga Qeveria se do të angazhohen për drejtësi joselektive.
Përveç Lëvizjes Besa, përfaqësuesit e pushtetit pritet të realizojnë takime edhe me Aleancën për Shqiptarët dhe tetë deputetët e pavarur të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve